Shendet

Moment historik, rezulton e suksesshme kura eksperimentale për Alzhaimer

Një ilaç eksperimental ka ngadalësuar shkallën e rënies së kujtesës dhe të menduarit tek njerëzit me Alzhaimer në atë që përshkruhet si një "moment historik".

Ritmi i rënies konjitive ishte reduktuar me 27% në harkun kohor të 18-muajve për pacientët që u trajtuan me ilacin e zhvilluar nga Eisai dhe Biogen. Ky është një ndryshim modest në rezultatin klinik, por është hera e parë që një ilac ndikon në këtë shkallë tek Alzhaimer.

"Ky është një moment historik për hulumtimin e Alzhaimer, pasi ky është prova e parë që del me sukses në ngadalësimin e Alzhaimer”, tha Susan Kohlhaas, drejtoreshë e kërkimit në Alzhaimer's Research në Britani.

Në studimin, i cili përfshiu afërsisht 1800 pacientë me Alzheimer në fazën e hershme, pacientëve iu dhanë infuzione dy herë në javë të ilaçit, të quajtur lecanemab.

Eisai dhe Biogen pritet të aplikojnë për miratim rregullator në SHBA dhe Europë deri në fund të vitit.

Ekzistojnë gjithashtu pyetje nëse ilaçi mund të ngadalësojë rënien në një fazë edhe më të hershme. Eisai po rekruton njerëz me një rrezik të lartë të Alzhaimerit, të cilët nuk kanë zhvilluar ende simptoma për të marrë pjesë në prova të mëtejshme, në përpjekje për të ndihmuar në përgjigjen e kësaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë