Biznes

Land Rover, Discovery shkon drejt Sllovakisë

Jaguar Land Rover (JLR) ka deklaruar se do të zhvendosë prodhimin e modelit të saj  Land Rover Discovery SUV nga Birminghami në Sllovaki vitin e ardhshëm.

Sipas firmës, fabrika Solihull factory, ku prodhohet modeli Discovery, do të përdoret për të ndërtuar një gjeneratë të re të modeleve të Range Rover.

Kompania paralajmëroi se do të ketë shkurtime të vendeve të punës në Britaninë e Madhe si rezultat i ndryshimit.

JLR – e cila zotërohet nga grupi indian Tata Motors – u shoreh se mbetet "e angazhuar në Britani".

Kompania ka thënë së fudnmi se të gjitha automjetet do të jenë në treg nga 2020 si në versionin elektrik, hibrid, naftë e benzinë.

Kompania nuk ka deklaruar shifra konkrete përsa i përket investimit në Solihull, por investimi mendohet të shkojë në qindra miliona paund britanik.

"Humbja e mundshme e disa prej vendeve të punës në Britani është e dhimbshme, por është pjesë e strategjisë tonë afatgjatë të prodhimit, ndërkohë që ne transformojmë biznesin tonë globalisht ", tha JLR në një deklaratë për shtyp.

Megjithatë, në deklaratë vazhdohet: " Investimi i rëndësishëm dhe përmirësimi i teknologjisë në Solihull për të akomoduar gjeneratën e ardhshme të modeleve të reja Land Rover dhe rikonstruksioni i fabrikës së Haleëood për modelin tjetër Evoque, është dëshmi se mbetemi të angazhuar si në Mbretërinë e Bashkuar , ashtu edhe në transformimin dhe rritjen tonë si kompani"

Janë 1800 agjenci punëtorësh për fabrikën Solihull me një fuqi punëtore prej 10000 personash.

 JLR ka thënë më parë se prodhimi i Discovery do të ndahej midis Solihull dhe Sllovakisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë