Trend

Moda nuk është asgjë më shumë se sa një cikël

Pasi  rrobat janë harruar për disa dekada, disa tendenca kanë filluar të kthehen në qendër të vëmendjes. Tani, trendet e viteve '90 dhe fillimi i viteve 2000 po kthehen.

Prerja e balukeve
Kjo është ndoshta prerja më e famshme e flokëve në 50 vitet e fundit dhe burrat dhe gratë e kanë pasur atë. Vala e parë e popullaritetit ishte në vitet '70 kur yje si Paul McCartney dhe David Bowie e kishin. Në vitet '80 dhe '90, prerja ishte akoma popullore dhe tani, pas një pushimi të shkurtër, është përsëri i popullarizuar në mesin e të famshëmve.

Flokët tub
Ky stilim ishte i popullarizuar në mesin e vajzave në vitet '90 dhe 2000 dhe tani, gati 20 vjet më vonë, kjo tendencë po kthehet. Për shembull, Jennifer Lopez kohët e fundit postoi një foto ku kombinoi 2 trende.

Këmishat me lule
Rrobat me modele të ndërlikuara ishin shumë të popullarizuara në vitet '50 -'60 dhe Elvis Presley ishte një ndikim i madh. Më vonë, në vitet '90, të gjithë me siguri kishin një këmishë si kjo. Nëse keni akoma një nga këto, mund ta vishni sot.

Sandalet me lidhëse të gjatë
Ne jemi goxha të sigurt që me siguri keni pasur sandale që duhej gjysmë ore për t’u veshur. Tani, ata janë përsëri të modës. A do të rrezikonit dhe do t'i blini ato sot?

Varëse pafund në qafë
Varëset janë vendosur për disa shekuj, por nëse po flasim për historinë moderne, shumë varëse përnjëherë në qafë u bë trend në vitet '60 dhe '70. Kjo ishte koha e një revolucioni të madh të modës dhe kur u shfaq kultura punk. Figura ikonike e kësaj lëvizje, Sid Vicious, mbante një varëse të madhe rreth qafës së tij. Ju mund të shihni trende të tilla sot në shumë njerëz, të famshëm ose jo.
Ndërsa ne jemi të lumtur për pantallonat me bel të lartë, gjithnjë e më shumë njerëz të famshëm tani po shfaqen me pantallona me bel të ulët. Shpresojmë që nuk do të jenë aq ekstrem sa në fillim të shekullit.

Grimi i rëndë
Grimi tepër i ndritshëm që nga fillimi i viteve 2000 po bën një rikthim. Grimi mat nuk është më popullor, tani ka xixa kudo në fytyrë. Megjithatë, trendi duket më mirë se sa në të kaluarën.

Burimi:BrightSide. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë