Trend

Moda e urimeve të personalizuara, Lukaku ‘kushton’ 440 euro, Tajson 17.600 euro

Po përhapet me shpejtësi moda e urimeve të personalizuara edhe nga më të famshit e botës së sportit, por videomesazhet e tyre për një person të caktguar sigurisht që e kanë një kosto. Sportisti më i shtrenjtë në këtë drejtim është ish-boksieri Majk Tajson.

Doni t’i dërgoni një mesazh urimi djalit tuaj për ditëlindje? Ai do të vlerësojë shumë mendimin tuaj si një baba i mirë apo nënë e mirë. Po nëse urimin atij do t’ia bëjë Romelu Lukaku? Sigurisht, nëse është interist, sepse përndryshe rrezikoni që t’ua hedhë celularin në fytyrë. Çfarë duhet të bëni? Të paguani, çfarë tjetër? Kushton 440 euro një videomesazh i personalizuar prej pak sekondazh nga sulmuesi belg që luan për Çelsin.

Andreas Brehme, ish-lojtar i Gjermanise. Gazeta Si, 20 nentor 2021

Doni një mesazh motivimi për kompaninë tuaj? Tarifa shkon në 6154 euro. Është moda e momentit, që po përhapet me shpejtësi. Tani po organizohen edhe takime live me persona të njohur që shkojnë nga 2 në 5 minuta, me foton e “screenshot” që ju nxjerr ju dhe idhullin tuaj. Për shembull: doni të flisni pak me Andreas Brehmen, ish-lojtarin e Gjermanisë, në prag të Inter-Napoli? Mund ta prenotoni për vetëm 50 euro.

Më i shtrenjti mes sportistëve është Majk Tajson, që për një mesazh kërkon 17.600 euro. Nëse doni të bëni shaka me ndonjë tip që ju bezdis, mund ta trembni me një mesazh të “Iron Mike”, por vetëm se kjo kushton. Pas tij vjen një tjetër ish-boksier, Floid Mejuedhër, me 13.200 euro. Në pod edhe Lonzo Ball, lojtar i Çikago Bulls në NBA, me 4400 euro, i ndjekur nga nga Caitlyn Jenner.

Majk Tajson, ish-boksier i famshem. Gazeta Si, 20 nentor 2021

Nga bota e futbollit, më i shtrenjti është kamerunasi Roxher Milla, me 880 euro. Karim Abdul Xhabar, ish-basketbollisti i famshëm, kushton 440 euro. Tiago Silva është më i lirë, 352 euro, 1 më shumë se Zhorzhinjo. Me 229 euro mund të merrni urimin nga Ian Rash dhe me 172 euro nga Douglas Kosta. Me 88 euro, nostalgjikët e tripletës së Interit mund të marrin urime nga Samuel Eto.

Roxher Milla, ish-lojtar i Kamerunit. Gazeta Si, 20 nentor 2021

Nëse doni të kurseni, kolumbiani Faustino Asprila ju kushton 44 euro. Boga i Sasuolos është edhe më i lirë, 26 euro. Pastaj Pelè, me 43 euro, por kujdes, është një truk, sepse është një sozi e ‘O Rey”. Nëse jeni me Milanin dhe jeni pak të këqinj e keni numrin e Donarumës, mund t’i dërgoni një mesazh nga Kejlor Navas (rivali i italianit) për 211 euro. Pak i shtrenjtë, por të shijon…

Kjo modë e videomesazheve nuk është vetëm në botën e sportit, por edhe në kategoritë e tjera. Nga aktorë si Richard Dreyfuss (615 euro) tek aktore si Lindsay Lohan (418 euro), dhe këngëtarë si Chaka Khan (572 euro). Ka edhe nga ata që e bëjnë për bamirësi, me të ardhurat që shkojnë për ndonjë fondacion të lidhur me ta. Në total janë më shumë se 40.000 personat e famshëm që vënë në dispozicion kohën e tyre të shkurtër. Pak më shumë se gjysmë shekulli më parë Domeniko Modunjo këndonte “Piange il telefono” (qan telefoni). Tani mund të qeshë. Sa kanë ndryshuar kohët…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë