Gazeta Si – Tri pikë të rëndësishme për Milanin në ndeshjen me Napolin në ‘San Siro’. Vendosi një gol i mbrojtësit të majtë, pas asistit të Leaos. Napoli largohet -7 pikë nga zona Champions.
Milani ka mundur 1-0 Napolin për javën e 24-t të Serisë A. Skuadra e trajnerit Stefano Pioli kaloi në avantazh në minutën e 25-të, kur Hernandez goditi saktë në zonë nga një pozicion diagonal, pas një sulmi të shpejtë me Zhiru dhe Leao.
Pasi shpërdoroi disa raste për golin e dytë në fillim të pjesës së dytë, Milani vuajti në fund për të ruajtur rezultatin, kur Napoli reagoi më mirë. Rastin më të mirë kampionët në fuqi e kishin në minutën e parafundit të kohës së rregullt, kur Lindstrom goditi shtyllën, me devijimin e Simiç.
Milani ngjitet në kuotën e 52 pikëve dhe i afrohet me vetëm 1 pikë Juventusit të vendit të dytë, që të hënën luan në fushën e Udinezes. Napoli në anën tjetër rrezikon shumë pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, pasi është larguar -7 pikë nga 4-shja e parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.