Futboll

Misteri/ Mesi zhduket 40 minuta nga Instagrami, fansat akuzojnë Ronaldon

Lionel Mesi sulmohet nga hakerat? Sulmuesi i Barcelonës është zhdukur nga rrjetet sociale në mënyrë të mistershme për rreth 40 minuta. Ishin të shumtë ndjekësit e tij në Instagram që konstatuan se profili i yllit argjentinas ishte zhdukur totalisht për më shumë se gjysmë ore dhe dikush ka menduar se ka qenë dora e Ronaldos, rivalit të përjetshëm.

Argjentinasi ka 152 milionë ndjekës, të cilët në moment menduan se futbollisti kishte vendosur të mbyllte adresën në rrjetin e njohur social, edhe pse do të ishte thuajse e pamundur ta bënte këtë për shkak të sponsorëve të shumtë. Këta të fundit çdo ditë kanë përfitime nga imazhi i fituesi 6 herë i “Topit të Artë”.

Mbetet ende mister se çfarë ka ndodhur realisht me profilin e Lionel Mesit, madje edhe drejtuesit e Instagramit janë vënë në lëvizje për të zbuluar problemin. Gjasat më të mëdha janë që Mesi të ketë qenë “viktimë” e ndonjë hakeri. Kurse nga reagimet e ndjekësve duket se fajtori duhet të jetë djali i kapitenit të Barcelonës, Mateo, ose ndoshta …Kristiano Ronaldo.

Kjo e fundit me siguri është një shaka, por mes komenteve në rrjetet sociale, ka pasur dhe nga ata që kanë akuzuar portuegzin se ka gisht në këtë ngjarje. “Ka qenë Kristiano që e ka bërë”, - kanë shkruar disa tifozë të Mesit. “Duhet të ketë qenë Mateo, që luan”, - shkruan dikush tjetër. Një gjë është e sigurt: Instagrami ka hapur një hetim për të zbuluar se çfarë ndodhi në ato 40 minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë