Lajme

Mirësevjen Super Mario

Super Mario është një nga lojërat me të cilën shumë fëmijë të brezit të viteve '90-ta, janë rritur me të dhe është ende shumë popullore.

Së shpejti do të vijë loja e preferuar e të gjithëve, loja e re “Dr.Mario World”. Loja do të lançohet nga mesi i korrikut dhe mund të përdoret edhe në android dhe iOS.


Loja do jetë pa pagesë dhe personazh kryesor do të ketë Marion dhe shokët e tij si doktorë me aftësi speciale. Lojtarët megjithatë mund të blejnë artikuj opcional brenda aplikacionit.

Brenda lojës, Marios i duhet që të mposhtë viruset duke i kombinuar nga tre kapsula të njejta. Çdo fazë vjen me një numër të limituar të lëvizjeve. Nintendo ndalëgadalë po futet në sektorin e lojërave në telefona mobilë.

https://www.youtube.com/watch?v=8b4DNKfs_tU

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë