Ka ndodhur

Mirditë, kanos familjen me armë gjahu për motive pronësie

Një konflikt për motive pronësie mund të kishte përfunduar në tragjedi nëse nuk do ishte ndërhyrë në kohë.

Policia e Lezhës thotë se ka arrestuar 30-vjeçarin B.C., i cili ka kanosur me armë gjahu një familje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kthjellë e Epërme në Mirditë, ku i riu ka kanosur me armë gjahu 4 anëtarët e një familje me të cilët kishte një konflikt për pronën. Ai është arrestuar dhe në banesë i është gjetur një armë gjahu, e cila ishte pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë