Shendet

Miratohet një trajtim i ri për kancerin e avancuar të gjirit

Mijëra gra me kancer të avancuar të gjirit çdo vit do të përfitojnë nga një ilaç që zgjat jetën. Ilaçi është aplikuar fillimisht në vijën e parë të kujdesit ndaj pacientëve të Shërbimit Kombëtar në Londër (NHS)
Ilaçi quhet Alpelisib, e do të përdoret në kombinim me terapinë hormonale, fulvestrant, për të synuar gjenin që shkakton tumore që rriten shumë shpejt.
Një studim tregon se në gjysma e njerëzve që morën alpelisib me fulvestrant pas trajtimit të mëparshëm, nuk patën një rikthim të kancerit për gjashtë muaj.

Trajtimi i cili prodhohet nga kompania farmaceutike Novartis, është pjesë e sërë trajtimesh precize që synojnë një tumor të bazuar në mutacionet në ADN-në e tij.
“Ky trajtim për kancerin e gjirit që zgjat jetën, është i 100-ti që vihet në dispozicion të pacientëve dhe do të ndihmojë njerëzit me kancer sekondar të gjirit të jetojnë më gjatë”, thotë John Stewart, Drejtori Kombëtar i Shërbimit ndërkombëtar në Londër.

Përpara se të përshkruajnë ilaçin, klinicistët do të marrin një sasi të vogël indi nga tumori i një pacienti dhe do ta dërgojnë atë në një qendër laboratorike gjenomike, që mund të identifikojë dhe më pas trajtojë tumorin, nëse është e përshtatshme.

Nëse ky test i ri, tregon një mutacion në gjenin specifik të quajtur PIK3CA, atëherë ky trajtim i synuar mund t'u ofrohet atyre që nuk i janë përgjigjur trajtimeve të tjera.
Një test gjaku mund të përdoret gjithashtu për të demonstruar ADN-në qarkulluese të tumorit, i cili gjithashtu mund të tregojë mutacionin specifik që shkakton kancerin.

Burimi: NHS/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë