Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pasditen e të enjtes ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, I cili do të drejtohet nga opozita me kërkesë të saj.
Ndërsa komisioni për ngritjen e çështjes “Bechetti”, i kërkuar gjithashtu nga opozita, u rrëzua, pasi u votua me 77 vota kundër dhe 43 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim.
Kryeministri Edi Rama dhe socialistët refuzuan ngritjen e këtij komisioni gjatë ditës në seancë, pasi sipas tyre bie ndesh me konfidencialitetin.
Ndërkohë, kërkesa tjetër e opozitës për krijimin e një komisioni për inceneratorët do të kalohet për votim javën e ardhshme.
Gjithashtu, mazhoranca ka rrëzuar ditën e sotme me vota dy dekretet e Presidentit Meta për rishikimin e Buxhetit 2021 dhe ligjin për të “Huajt”
Pas votimit, përmes një postimi në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, shkruan se ka një vendim për Becchetin që është i publikuar.
Ai shkruan se Edi Rama thotë paturpësisht se një vendim i tillë është i papublikuar akoma, duke e akuzuar atë si gënjeshtar.
Bardhi shton se Rama refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.