Politike

Miratohet fleta e votimit për zgjedhjet në Kukës: Kandidati i PS-së renditet i pari, ai i koalicionit ‘BF’, i dyti  

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet që do të mbahen në Kukës më 24 shtator.

Është miratuar gjithashtu edhe renditja e kandidatëve, ku numrin një në fletën e votimit do e mbajë kandidati i PS, Albert Halilaj, ndërsa Emri Vata i 'Bashkë Fitojmë' do të ketë numrin dy.

Në fletën e votimit do vendoset emri i kandidatit si edhe logo e subjektit politik dhe koalicionit zgjedhor

Më 24 shtator qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas videos me përmbajtje seksuale të Safet Gjicit.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kësaj herë do të ketë aleat krahas PL-së, PDK-në e Nard Ndokës dhe jo kryetarin PBDNJ-së, Vangjel Dule si në zgjedhjet e Majit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë