Lajme

Minibusi përplas të miturin me biçikletë, shoqërohet në polici shoferi

Një 11-vjeçar është përplasur nga një minubus sot në fshatin Suk në Roskovec.
Policia e Fierit thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45.
Automjeti tip “Iveko”, me shofer shtetasin me inicialet A. M, ka aksidentuar të miturit me iniciale E. V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë. Më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.
Mësohet se i mituri është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë