Ministria e Jashtme njofton të gjithë qytetarët shqiptarë e të huaj se kufijtë e Shqipërisë do të jenë plotësisht të hapur për të pritur turistët, gjatë sezonit turistik.
Në një njoftim në “Facebook”, Ministria thekson se të gjithë turistët mund të vizitojnë Shqipërinë pa asnjë kufizim në hyrje, pra pa test Covid-i dhe pa ndonjë dokument tjetër të veçantë.
"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë", thuhet në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.