Lajme

Ministrja Xhaçka në ceremoninë e veçantë në nder të presidentes së KE

Ministrja shqiptare e mbrojtjes, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në një ceremoni në nder të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Beriln. Kjo e fundit para se të merrte këtë detyrë në Bashkimin Europian ka qenë ministre e Mbrojtes së Gjermanisë.  

Nga ana e saj, ish-ministrja Ursula von der Leyen shprehu vlerësimet për punën e bërë nga Shqipëria në këto vite si anëtare e NATO-s. “Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës”, iu drejtua zonja von der Leyen, ministres Xhaçka.

Ceremonia e veçantë ushtarake që u mbajt në nder të Ursula von der Leyen është një traditë në Gjermani që mbahet për personalitete të spikatura të politikës dhe ushtrisë.

Gjatë kësaj ceremonie, ministrja Xhaçka pati mundësinë e një përshëndetje me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ursula von der Leyen është e para grua që zgjidhet presidente e Komisionit Evropian dhe pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më datë 1 nëntor 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë