Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut” ka nisur puna për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut, Kishës së Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) dhe Muret e Qytetit Antik Lis, Zona Breglumore e Parkut Arkeologjik, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, ndërsa ka zbuluar se ky projekt kap vlerën e 30 milionë lekëve dhe financohet nga Ministria e Kulturës. Afati i realizimit të tij thuhet se do të ndodhë brenda Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit.
Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe parashikon restaurimin e plotë të memorialit, Kishës së Shën Nikollit, riformulimin e mbulesës së objektit, sistemin e ndriçimit dekorativ dhe funksional, si dhe ndërhyrje konservuese – restauruese në mozaik dhe afresk.Muzeu i Kastriotëve, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës, do i nënshtrohet restaurimit dhe bëhet e ditur se nuk do të jetë i vizitueshëm, deri në përfundim të punimeve.
Projekti përfshin restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës. Pjesë e rëndësishme e projektit është edhe muzealizimi. Ministria e Kulturës ka njoftuar gjithashtu se ka nisur punë në kantieret ekantieret e restaurimit në 5 monumente të besimit islam, në kuadër të projektit“Rrugët e Besimit ku përfshihen restaurimi i Restaurim i Xhamisë Mbret, restaurimi i Xhamisë së Beqarëve, restaurimi i Teqesë Helvetive, Xhamia e Et'hem Beut, Tiranë dhe Xhamia e Pazarit, Gjirokastër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.