Para

Ministria e Financave rikthen ankandet për obligacionet 15-vjeçare

Ministria e Financave ka vendosur rikthimin e ankandit për obligacionet 15-vjeçare pas suksesit të atij të parit, për huamarrje nga qeveria.

Ankandi i radhës pritet të jetë më 9 maj 2022, nën ofertën e 5 mld lekëve. Ky do të jetë ankandi i tretëpër obligacionet 15-vjeçare, pas nisjes në nëntor 2021 dhe një kërkese për rikthim në shkurt 2022.

Në nëntor 2021 ishte hera e parë që qeveria provoi huamarrjen e brendshme me maturitet 15-vjeçar, duke testuar kështu tregun që në fakt reagoi pozitivisht. Kujtojmë se titujt afatshkurtër kanë qenë gjithmonë më të preferuar.

Në fillim të vitit 2022, Ministria e Financave shtyu afatin për ankandet e titujve qeveritarë, por i riktheu përsëri në fillim të prillit.

Që në nisje të këtij viti, kuponi apo yield-i i titujve ka pësuar rritje të herëpashershme lidhur me zhvillimet ekonomike dhe pasigurtë financiare të investitorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë