Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke reaguar për vettingun në Policinë e Shtetit, deklaroi se ky proces nuk ka qëllim të penalizojë trupën policore përmes kleckave proceduraiale, por të evidentojë dhe largojë elementët policorë, sidomos në nivel drejtues që mund të kenë lidhje me krimin.
“Vettingu është eksperiencë e vendeve të zhvilluara që përkthehet në rend dhe siguri. Spekulimet ngado që të vijnë nuk i përfillim” - u shpreh ministri Xhafaj para trupës policore në ditën e 5 Majit, duke i siguruar që do t’i mbështesë dhe inkurajojë në luftën e tyre ndaj krimit.
Më herët, mori fjalën edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili u shpreh se “222 emrat e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës do të jenë skalitur në murin e kujtesë.
Ministri i Brendshëm, Xhafaj dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Veliu nderuan policët e rënë në krye të detyrës në Ditën e Dëshmorëve.
Ndërkohë nderimi për dëshmorët më 5 Maj bëri bashkë në Varrezat e Dëshmorëve kreun e shtetit, Ilir Meta, kreun e Kuvendit, Gramoz Ruci dhe Kryeministrin Rama. Homazhe u kryen edhe nga përfaqësues të tjerë të shumicës qeverisëse, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka dhe kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
New method to detect falsified medicines
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.