Politike

Ministri i Jashtëm i Izraelit sot në Tiranë, në axhendë takimet me Ramën dhe marrëveshja ndërqeveritare

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës pritet të zhvillojë takime me drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar.

Në axhendën e ministrit për ditën e sotme janë parashikuar takime me kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit.

Gjithashtu. Shqipëria do të lidhë “kontrata drejtpërdrejt me kompanitë izraelite, duke hapur mundësi të rëndësishme tregtare në fushat e sigurisë kibernetike, inovacionit, menaxhimit të ujit, energjisë, shëndetësisë dhe bujqësisë”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

Në fokus të bisedimeve pritet të jetë bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme izraelite, theksohet gjithashtu edhe marrëdhënia e mirë mes dy vendeve, duke cituar edhe mbështetjen e Tiranës zyrtare ndaj Izraelit kundër Iranit dhe Hamasit.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të forta. Tirana ka shprehur mbështetje për Izraelin, duke e shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste dhe duke dënuar sulmet terroriste të Hamasit”, përfundon njoftimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë