Politike

Ministri i Jashtëm egjiptian: Rriten shpresat për armëpushim në Gaza

Egjipti shpreson për një propozim të tijin në lidhje me lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës, por po pret përgjigjen përfundimtare nga Izraeli dhe Hamasi, njoftoi të hënën Ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry.

Një delegacion i Hamasit u largua nga kryeqyteti egjiptian Kajro vonë të hënën për t'u konsultuar me lidershipin e grupit mbi propozimin e fundit, të modifikuar dhe pritej të raportonte brenda dy ditësh, thanë dy burime egjiptiane të sigurisë.

Egjipti, i alarmuar nga ideja e një operacioni tokësor izraelit në Rafah, ku më shumë se një milion njerëz u strehuan pranë kufirit të tij, ka bërë një iniciativë për të ringjallur negociatat e ngecura midis Izraelit dhe Hamasit.

Së bashku me Katarin dhe SHBA-në, Egjipti ka udhëhequr përpjekjet në muajt e fundit për të ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi. Kjo do të përfshinte lirimin e pengjeve izraelitë të marrë nga Hamasi më 7 tetor dhe të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

Burimet egjiptiane të sigurisë, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se ishin bërë disa ndryshime nga kërkesa e Hamasit me qëllim që të arrihet një armëpushim përfundimtar në Gaza dhe rreth kërkesës së këtij grupi për tërheqjen izraelite nga enklava bregdetare.

Hamasi kishte njoftoi të shtunën se kishte marrë vendimin e fundit të Izraelit dhe do ta studionte atë përpara se të jepte një përgjigje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë