Politike

Ministri grek takon Ballën, përplasje për Belerin

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Giannis Oikonomou u takua me homologun e tij shqiptar Taulant Balla të enjten në Tiranë para nisjes së takimit të ministrave të Brendshëm të Rajonit në kuadër Procesit të Berlinit.

Sipas një postimi në rrjetet sociale, Oikonomou foli me Ballën edhe për Fredi Belerin, kryetarin e Bashkisë së Himarës i zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit, por që nuk është lejuar të betohet pasi u arrestua dhe po gjykohet me akuzën për shitblerje të votave.

Ai ngriti shqetësimet për zgjatjen e paraburgimit të Belerit përpara gjyqit të tij. Ministri tha se u fokusua veçanërisht që Belerit t'i jepet e drejta për t'u betuar dhe për të kryer detyrën si kryetar bashkie, i zgjedhur sipas tij, në mënyrë demokratike.
Pë ministrin greke procedura e gjyqit të ndjekur ka shkelur parimet e prezumimit të pafajësisë dhe është në kundërshtim me acquis evropiane, e cila ishte një parakusht themelor për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa është bërë e ditur se ministri grek pritet ta vizitojë nesër Belerin në qelinë e burgut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë