Politike

Ministri grek në Shqipëri, takim me Fredi Belerin në qeli  

Ministri grek i Shtetit Stavros Papastavrou ka mbërritur të martën në Shqipëri ku pritet të takojë kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri, sipas mediave greke.

Vizita e ministrit grek vjen në një kohë kur ndaj Belerit vijon gjykimi për akuzën për blerje votash.

Fredi Beleri është arrestuar nga policia vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Çështja "Beleri" ka nxitur edhe debate diplomatike mes dy vendeve ku së fundmi Greqia bllokoi letrën e përbashkët mes vendeve te unionit për pranimin e kapitujve të parë me qëllim anëtarësimin e Shqipërisë në BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë