Bota

Ministrat e Jashtëm të BE-së takohen në Kiev

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian zhvilluan një takim në Kiev, si shenjë mbështetjeje për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ka thënë se mesazhi i takimit është që BE-ja po zgjerohet nëpër Ukrainë dhe se ukrainasit janë shumë mirënjohës.

“Ky takim historik” është mbajtur jashtë kufijve aktualë të BE-së, por brenda kufijve të BE-së në të ardhmen.

Ky takim nuk është bërë publik paraprakisht për çështje sigurie.

Një prej temave në agjendën e takimit është propozimi i kryediplomatit të BE-së Borrellit për të bërë përkushtime për ndihmën ushtarake që duhet ndarë për Ukrainën.

Borrell dëshiron t’i ndajë 5 miliardë euro si ndihmë vjetore për Ukrainën në periudhën 2024-2027, ndonëse këtë vendim ministrat nuk pritet ta marrin në Kiev.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë