Bota

Ministrat e jashtëm arabë në SHBA: Ndalni sulmin në Gaza! ‘Jo’ e prerë e Biden

Gazeta Si – Nga fillimi i operacionit nga toka në Rripin e Gazës janë vrarë në total 91 ushtarë izraelitë. Sipas Hamasit, në Gaza ka një bilanc prej 17.487 viktimash.

Një grup ministrash të jashtëm të vendeve arabe në Uashington u janë drejtuar SHBA-ve me një apel për të ndalur menjëherë sulmin në Gaza.

"Mesazhi ynë është se besojmë se është absolutisht e nevojshme që t’u jepet fund luftimeve”, - ka thënë ministri i jashtëm saudit, princi Faisal bin Farhane, në emër të të gjithë grupit.

Hamasi "vazhdon të jetë kërcënim për Izraelin, për këtë arsye, ndërsa SHBA-të mbështesin me forcë paqen, ku izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në siguri, nuk pranojmë kërkesat për një armëpushim të menjëhershëm". Kjo është deklarata e zëvendësambasadorit të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.

Ai ka folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të OKB-së për situatën në Gaza.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë