Lajme

Minatorët, protestë te Kryeministria

Dhjetëra minatorë janë mbledhur sot përpara zyrës së kryeministrit Rama, ku kërkojnë miratimin e statusit të tyre.

Megjithëse policia nuk kishte dhënë leje, minatorët e filluan protestën.

“Juve i keni dhënë statusin oficerëve, që hanin pilaf e pula maleve. Ju bëj një pyetje, sa oficerë janë vrarë maleve? Ju jeni 140 deputetë, pse duhet të jeni kaq shumë? Duhet të ketë deputetë aq sa ka bashki dhe rrogat e deputetëve të tjerë t’u shpërndahen pensionistëve. Ne jemi këtu për një protestë paqësore, sepose mbi të gjitha jemi familjarë, jemi gjyshër dhe duam të drejtat tona, duam statusin që na takon”, u shpreh njëri prej minatorëve.Sipas tyre, minatorët marrin vetëm 100 euro në muaj, çka është shumë pak për të përballuar jetesën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë