Lajme

Minatorët protestë te Kryeministria: Miratoni statusin ose futemi në grevë

Një grup minatorësh janë mbledhur paraditen e së hënës në një protestë para godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar statusin e minatorit.
Punonjësit e mbështetur dhe nga sindikatat kanë bërë me dije se do të futen në grevë urie në rast se nuk miratohet statusi i veçantë i punës për ta.
Ata i kanë lënë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt.
“Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi. Do të futemi në greve urie më datë 22 shkurt. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin”, u shprehën ndër të tjera ata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë