Njerez

Miliona të rinj të ekspozuar ndaj postimeve të cigareve elektronike në internet

Dhjetëra miliona të rinjve në mediat sociale po u shfaqen postime që promovojnë cigare me avull duke përdorur zbritje, dhurata dhe blogerë, sipas një raporti.

Organizatat ndërkombëtare thonë se kompanitë po përdorin taktika “jo të duhura” dhe se postimet që promovojnë alternativat e duhanpirjes janë parë më shumë se 3.4 miliardë herë në platformat e mediave sociale.

Në raport shkruhet se 40% e audiencës ishte nën 25 vjeç dhe 16 milionë ishin nën 18. Shumica e shikimeve ishin në Instagram.

Yolonda Richardson, shefe ekzekutive e “Fushatës për Fëmijët Pa Duhan”, tha se raporti "ngrenë alarmin" rreth marketingut të papërshtatshëm.

Organizatat zbuluan se markat e duhanit "përdornin një sërë taktikash marketingu për të ‘zotëruar’ mediat sociale". Këto përfshinin bashkëpunime të markave sportive, zbritje dhe dhurata, marketing të drejtpërdrejtë të produkteve, influencues me pagesë dhe reklama me pagesë.

Raporti gjithashtu pretendon se markat përdorin kode promocionale për të inkurajuar shitjet e produkteve të tilla. Për shembull, ndjekësve në Instagram u jepen kode speciale që i japin përdoruesit 15% ulje të produkteve. Kompania gjithashtu promovon konkurse dhe dhurata në mediat sociale.

Fushata për Fëmijët Pa Duhan u bëri thirrje qeverive të zbatojnë ndalimet e marketingut për të gjitha produktet e duhanit dhe nikotinës.

Gjithashtu u bën thirrje kompanive të mediave sociale që të "miratojnë dhe zbatojnë në mënyrë proaktive politika që ndalojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse reklamimin e duhanit dhe nikotinës në platformat e tyre".

Një zëdhënës i Meta, që përfaqëson Instagram dhe Facebook, tha: “Ne nuk lejojmë reklama ose përmbajtje të markave që promovojnë produkte të lidhura me duhanin në platformat tona dhe ne do të vazhdojmë të heqim përmbajtjet që shkelin rregullat tona. Markat mund të postojnë për produkte të lidhura me duhanin, por kjo është e kufizuar për të rriturit mbi moshën 18 vjeç.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë