Lajme

Miliona bullgarëve u vidhen të dhënat personale

Të dhënat personale që u përkasin miliona bullgarëve janë vjedhur nga një sulm kibernetik ndaj agjencisë tatimore të vendit. Sipas një hulumtuesi të sigurisë kibernetike lokale, shumica e të rriturve ka të ngjarë të kenë pasur disa të dhëna të komprometuara. Autoritetet bullgare kanë arrestuar një 20-vjeçar si i dyshuar për sulmin kibernetik. Ndër të dhënat e vjedhura ishin emrat, adresat dhe madje disa detaje të të ardhurave personale, raportoi media lokale.

Agjencia tatimore tani përballet me një gjobë deri në 20 milionë euro, tha një përfaqësues i Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. "Është e sigurt se të dhënat personale të gjithë popullsisë bullgare të rritur janë komprometuar", tha studiuesi i sigurisë kibernetike Vesselin Bontchev, asistent profesor në Akademinë Bullgare të Shkencave.

Sulmi ka ndodhur që në qershor, ndërsa për këtë sulm është mësuar vetëm të hënën përmes një emaili. Policia bullgare ka thënë se ndërsa ata kanë arrestuar dhe akuzuar një person në lidhje me incidentin, ata po hetojnë edhe për të dyshuar të tjerë. Ministri i financave i vendit, Vladislav Goranov, ka kërkuar falje në parlament për shkeljen. Z. Goranov tha se kushdo që u përpoq të shfrytëzonte të dhënat do të marrë ndëshkim


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë