Futboll

Miliarderi anglez riformulon ofertën për Mançester Junajtid, klubi pranë shitjes

Gazeta Si – Edhe pse familja Glazer ka vendosur ta heqë Mançester Junajtid nga merkatoja, ‘Djajtë e kuq’ janë sërish në planet e Sir Jim Ratcliffe. Pasi provoi në pranverë, themeluesi i Ineos ka menduar të rimodulojë ofertën.

Ai është në garë për blerjen e klubit të madh anglez me sheikun katariot, Jassim bin Hamad Al-Thani. Qëllimi i miliarderit anglez është që të blejë 69% të kuotave me një ofertë të re për pronarët aktualë, që kap shifrën e 6 miliardë eurove.

Nuk ka konfirmime zyrtare në lidhje me tratativat e mundshme dhe qëndrimin e familjes Glazer, por Mançester Junajtid ka shumë shanse që të ndërrojë pronar shumë shpejt. Futbollin anglez dhe atë europian ndërkohë po e dominon skuadra tjetër e qytetit, Mançester Siti.

‘Djajtë e kuq’ janë në përpjekje të vazhdueshme për t’iu rikthyer periudhës së lavdishme, por sezonet e fundit kanë dështuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë