Sport

Miliarderët e topit! Fitimet marramendëse të sportistëve

Revista “Forbes” publikoi listën me 100 sportistët që fituan më shumë përgjatë vitit 2017, ku pjesa më e madhe janë basketbollistë të NBA.

Emra si Neymar, Messi dhe Ronaldo nuk mund të mungonin në këtë listë, por asnjëri prej tyre nuk ja ka dalë mbanë që të renditet i pari në klasifikimin e “Forbes”.

I pari në këtë listë, sipas revistës, është një boksier. Floyd Mayweather, i pagëzuar edhe me emrin “Paraja”, ka fituar plot 285 milionë dollarë në 2017, pjesa më e madhe e të cilave të ardhura nga dueli historik me Conor McGregor.

Fill pas tij renditet Lionel Messi, por me më pak se gjysma e fituar nga boksieri i famshëm. Argjentinasi ka futur në llogaritë e tij shumën prej 111 milionë dollarësh të ardhura nga rroga si lojtar i Barcelonës dhe të drejtat e imazhit e marketingu.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo gjatë një ndeshjeje Real-Barca

Fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo shtoi pasurinë e tij me 108 milionë dollarë, ndërsa i pesti renditet braziliani Neymar me 90 milionë, të ardhura nga rroga faraonike si pjesë e PSG-së dhe nga shitja e të drejtave të imazhit.

Në listën e Forbes, në total gjenden 9 futbollistë me emra si Gareth Bale, Paul Pogba, apo Oscar i Shanghai SIPG në Kinë. Nuk mungon as Wayne Rooney dhe Sergio Aguero.

Në 18 vitet e fundit, lista e sportistëve më të paguar është dominuar nga vetëm nga tre emrat e Floyd Mayweather, Tiger Woods i golfit dhe Cristiano Ronaldo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë