Milano është veçuar si destinacioni më i veçantë në Itali. I njohur për qendrat kulturore, kuzhinën, stilin, Milano për dekada të tëra është njohur si "kryeqyteti industrial i Italisë".
Java e modës në Milano që zhvillohet në shtator dhe në shkurt, është gjithashtu një tjetër shfaqje që i shton bukurinë këtij vendi. Gjatë viteve të fundit planifikuesit urban në Milano kanë zbatuar një plan për një rrjet më të gjerë të parqeve të mbushura me pemë, që lidhin sheshet dhe shëtitoret e qendrës historike.
Për të tërhequr më tej turistët skeptik, disa nga fabrikat e vjetra të qytetit tani janë muzeume dhe qendra kulturore, si kompleksi i artit të Fondacionit Prada, i projektuar nga arkitekti Rem Koolhaas dhe Mudec (Muzeu i Kulturës) nga David Chipperfield. I vendosur në një ish-hambar, Armani Silos, i cili filloi të mirëpriste vizitorët në vitin 2015.
Ndërsa Milano mbetët kryeqyteti i padiskutueshëm i Italisë sa i përket modës dhe dizajnit, vizitorët shkojnë në këtë vend më shumë për të parë nga afër trendet e fundit të modës, se sa për të blerë produktet e tyre.
Sipas Andrea Grisdale, drejtoreshë e udhëtimit të specializuar IC Bellagio, rezervimet për Milano janë rritur me 30% gjatë pesë viteve të fundit: "Qyteti nuk konsiderohet si një vend ndalim vetëm për një natë. Klientët tani duan të qëndrojnë dy ose tre netë në Milano sepse nuk është një vend ku mund të bësh vetëm pazare, por edhe mund të vizitosh vende dhe qendra të ndryshme historike.”
Hotelet më të njohura në Milano të cilët veçohen edhe për restorantet më gatime tradicionale, janë Hotel Bulgari dhe Mandarin Orienta. Gjithashtu Four Seasons dhe Park Hyatt. Një sërë hotelesh të vogla po lulëzojnë këto kohë. "Milano nuk është aq bukur sa Venecia apo Firence, sepse është shumë më diskrete dhe private, kështu që mund të duhet disa ditë në dispozicion për të zbuluar të gjitha vendet magjike që ofron ky qytet", tha Filippo Curinga i IDI Travel.
Sipas Filippo, vendi që duhet vizituar në Milano është Villa Necchi Campiglio. Gjithashtu muzeumi Pinacoteca di Brera ku strehon një nga koleksionet më të bukura të botës të pikturave të Rilindjes.
Milano është shumë i bukur për t’u vizituar në çdo stinë, kështu që nëse keni plan për ndonjë udhëtim, ky qytet do të ishte destinacioni perfekt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.