Futboll

Milani shkëputet 2 pikë në krye nga Interi, Pulisiç i jep fitoren në Xhenoa

Gazeta Si - Milani kryeson i vetëm pas fitores 0-1 në ndeshjen me Xhenoan, e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A. Një gol i Kristian Pulisiç 3 minuta para fundit ka bërë që skuadra e Piolit të kthehet me 3 pikë nga transferta e Xhenoas, duke u shkëputur 2 pikë nga Interi rival.

Ishte një ndeshje mjaft e vështirë në fakt. Sulmuesi amerikan i Milanit shënoi pas një krosi nga e djathta dhe VAR-i vërtetoi se nuk kishte prekje të topit me dorë në atë rast. Interesant është fakti se në kohën shtesë u ndëshkuan me karton të kuq portierët e dy skuadrave, Mainjan i Milanit për një ndërhyrje të ashpër ndaj Ekuban. Në minutat e fundit portën e mbrojti Zhiru.

Interi barazoi sot 2-2 në shtëpi ndaj Bolonjës. Edhe pse ishin në avantazhin e 2 golave (Açerbi dhe Lautaro Martinez), zikaltrit nuk mund të merrnin pikët të plota, pasi u ndëshkuan dy herë nga Orsolini dhe Zirkzi.

Skuadra e Inzagit mbetet në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Kristjan Asllani u aktivizua në minutat e fundit.
Juventusi ndërkohë fitoi 2-0 derin me Torinon, me gola të shënuar nga mbrojtësi Gati (arbitri e anuloi, por VAR-i e konsideroi të rregullt) dhe Milik. Bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 17 pikëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë