Futboll

Milani për një mrekulli Championsi në Angli. Kompletohet sot 16-shja e ekipeve të kualifikuara

Gazeta Si – Mbrëmja e fundit e fazës së grupeve në Champions. Një natë ku luhet gjithçka për gjithçka. Milani synon mrekullinë sot në Angli, përballë Njkastëllit. Objektivi është që të dalë me kokën lart nga ‘St James' Park’, sido që të shkojë: 1/8-at e Championsit, Liga e Europës apo dalje komplet nga skena europiane.

Shumë gjëra varen nga Maignan me shokë, por jo gjithçka. Për të shpresuar te kalimi i grupit duhet fitorja e Milanit në Angli dhe në të njëjtën kohë humbja e PSG-së në Dortmund. Një kombinim shumë i vështirë, më e mundur është që kuqezinjtë të kalojnë anglezët dhe të ngushëllohen me Ligën e Europës.

Milani ka mungesa në ndeshjen e sotme, por mund të besojë te fantazia e Leaos, i rikthyer pas një muaji. Edhe Njukastëlli ka mungesa, kështu që skuadra e Piolit mund të përfitojë.

Lacio e Elseid Hysaj luan në fushën e Atletiko Madrid, kurse Antverpa e Arbnor Mujës pret Barcelonën.

Champions, ndeshjet e fundit në grup
Sot, ora 18:45
Crvena Zvezda-Mançester Siti
Lajpcig-Jang Bojs

Ora 21:00
Antverp-Barcelona
Atletiko Madrid-Lacio
Selltik-Fejnord
B.Dortmund-PSG
Porto-Shakhtar
Njukastëll-Milan


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë