Futboll

Milani humb aktin e parë ndaj Romës, mbrëmje historike për Gjimshitin në ‘Anfield’

Gazeta Si – Milani humb në shtëpi ndaj Romës në çerekfinalen e parë të Ligës së Europës. Vendosi një gol i mbrojtësit Mançini, ashtu si në derbin me Lacion. Atalanta e Berat Gjimshitit arrin një fitore të thellë në tempullin e Liverpulit.

Ka përfunduar 0-1 ndeshja e parë mes Milanit dhe Romës në çerekfinalet e Ligës së Europës. Në ‘San Siro’ vendosi goli i Mançinit me kokë pas 17 minuatsh lojë. Zhiru humbi rastin ideal për të barazuar, duke goditur traversën nga shumë afër portës. Roma hedh një hap drejt gjysmëfinales.

Atalanta ndërkohë është treguar një skuadër e madhe në Angli, duke fituar 3-0 ndaj Liverpulit në ‘Anfield’. Skuadra e Klop nuk kishte humbur këtë sezon në shtëpi. Skamaka shënoi dy gola për bergamaskët, kurse goli i tretë mban firmën e Pasaliç.

E gjithë Atalanta ka bërë një ndeshje të madhe në Liverpul, duke hedhur iu afruar shumë gjysmëfinales. Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka bërë një ndeshje shumë të mirë, duke qenë një nga pikat e forta të mbrojtjes.

Liga e Europës, çerekfinalet e para
Milan-Roma 0-1
Bajer Leverkusen-Uest Hem 2-0
Benfika-O.Marsejë 2-1
Liverpul-Atalanta 0-3


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë