Futboll

Milani gjen tifozët, mjek dhe infermierë në “San Siro” ndaj ndaj Bolonjës

Tifozët që do të ndjekin sot ndeshjen mes Milanit dhe Bolonjës në “San Siro”, e para me publik në periudhën post karantinë, do të jenë vërtet specialë. Ata do të përzgjidhen nga strukturat spitalore të Lombardisë dhe do të jenë rreth 1 mijë në tribunat e stadiumit të Milanos.

Milani ka marrë iniciativën për të ftuar në stadium mjekë dhe pjesëtarë të tjerë të personelit mjekësor të spitaleve të ndryshme të zonës së Lombardisë. Është një gjest mirënjohjeje për ata që kanë luftuar fort dhe që vazhdojnë të jenë të impenjuar direkt në përballimin e situatës së pandemisë që përfshiu gjithë globin. Milani do të lejojë në këtë ndeshje edhe familjarët e lojtarëve dhe të stafit të klubit.

Ata që do të jenë të pranishëm në “San Siro”, do të zbatojnë me përpikëri rregullat e sigurisë, do të futen në stadium nga tri hyrje të ndryshme, duke ndjekur të gjitha procedurat e kërkuara nga institucionet e shëndetit. Në Itali pritet të nisë hapja graduale e stadiumeve, duke e nisur me një numër të kufizuar, që me kalimin e javëve do të shtohet, por gjithçka është në varësi të situatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë