Futboll

Milani fiton në ‘Olimpico’ mes nervozizmit dhe polemikave, Lacio e mbyll ndeshjen me 8 lojtarë

Gazeta Si - Milani feston në ‘Olimpico’ ndaj Lacios, falë një goli të Okafor dy minuta para fundit. Ishte një ndeshje e mbushur me polemika dhe nervozizëm, me tre kartonë te kuq për Lacion dhe një gol të anuluar të Leaos.

Milani kaloi 0-1 Lacion në ndeshjen e parë të javës së 27-të të Serisë A, duke u kthyer te fitorja dhe duke shkuar -1 nga Juventusi. Kuqezinjtë vuajtën në pjesën e parë, në të dytën ishin në superioritet numerik, pas të kuqit të Pelegrinit. Me konfuzionit, Milani gjeti golin e fitores me Okafor, ndërsa Leaos iu anulua n jë gol për pozicion jashtë loje.

Fundi ishte shumë i tensionuar, me dy kartonë të tjerë të kuq për Lacion, Marusiç dhe Gendouzi. Ishte humbja e dytë radhazi për Lacion, që mbetet larg zonës Champions. Elseid Hysaj u fut në fushë si zëvendësues në minutën e 60-të dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Një episod që ka ngritur shumë diskutime ishte ai i minutës së 57-të. Kastelanos ishte i shtrirë në fushë pas një goditje në fytyrë aksidentalisht nga Benaser, Pelegrini kërkoi daljen e topit jashtë, por Pulisiç nuk kuptoi gjë dhe vazhdoi lojën normalisht, duke bërë që lojtari i Lacios t’i shkaktojë faull, duke marrë kartonin e dytë të verdhë.

Në këtë moment pati një zënkë në fushë. Arbitri Di Belo nuk e ndaloi lojën, prandaj dhe e ndëshkoi me karton Pelgrinin, që e la skuadrën me 10 vetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë