Futboll

Milani duhet të nxitojë për rinovimin, Bajerni e merr seriozisht pistën Maignan

Gazeta Si – Milani duhet të punojë shumë seriozisht javët e ardhshme në lidhje me rinovimet e kontratave të yjeve të skuadrës. Një prej tyre është pa dyshim portieri Majk Maignan, për të cilin ka interesim nga shumë klube të mëdha.

Sipas disa medieve sportive italiane, portieri francez është një nga përparësitë e Bajernit të Mynihut, që në verë do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e tij, nëse Milani nuk do të ketë rinovuar deri atëherë.

Nuk është diçka e re në fakt. Bavarezët e kanë shprehur edhe më parë simpatinë për portierin e kuqezinjve, ndërsa tani duket se ka një situatë më shqetësuese për Milanin. Maignan është një nga pikat më të forta të skuadrës dhe largimi i tij do të ishte humbje e madhe.

Bajerni kërkon një pasues të denjë për Manuel Nojer dhe ka identifikuar pikërisht francezin si emrin e duhur për ta pasur në skuadër sezonin e ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë