Futboll

Milani dorëzohet në ‘San Siro’ ndaj Borusia Dortmund, thuajse jashtë Championsit

Gazeta Si - Milani humb 1-3 në shtëpi ndaj Borusia Dortmund në xhiron e 5-të të ndeshjeve në grupet e Championsit. Ishte një mbrëmje e keqe për kuqezinjtë në ‘San Siro’, me një penallti të humbur dhe dëmtimin e radhës. Kuqezinjve u duhet një mrekulli në ndeshjen e fundit ndaj Njkastëllit. Borusia Dortmund kalon në 1/8-at.

Ndeshja nisi keq për Milanin, që humbi një penallti me Oliver Zhiru. Pak minuta më pas u gjend në disavantazh, pasi Borusia Dortmund shënoi me Marko Rojs, që nuk gaboi nga pika e bardhë. Kuqezinjtë arritën të barazonin me Çukueze, por u dorëzuan në pjesën e dytë. Gjermanët realizuan dy gola për 10 minurta, duke prerë shpresat për fitore të Milanit në këtë ndeshje.

Në ndeshjen tjetër të grupit, PSG është befasuar në fushën e saj nga Njukastëlli. Anglezët kryesonin 0-1 deri në minutën e 8-të shtesë, me një gol të shënuar nga Isak që në pjesën e parë. Francezët shpëtuan nga turpi falë një penalltie të kthyer në gol nga Mbape dhe barazuan 1-1.

Mançester Siti dhe Barcelona fituan me përmbysje mbrëmjen e sotme, përkatësisht 3-2 ndaj Lajpcigut dhe 2-1 ndasj Portos.

Nga lojtarët e Kombëtares, Elseid Hysaj nbuk luajti asnjë minutë në fitoren 2-0 të Lacios ndaj Selltikut, kurse Arbnor Muja ishte në fushë nga minuta e parë për Antverp ndaj Shakhtarit, por pa mundur të linte gjurmë.

Champions, ndeshjet e parafundit në grupe
Sot
Lacio-Selltik 2-0
Shakhtar-Antverp 1-0
Milan-B.Dortmund 1-3
Barcelona-Porto 2-1
Fejnord-Atletiko Madrid 1-3
Mançester Siti-Lajpcig 3-2
PSG-Njukastëll 1-1
Jang Bojs-Crvena Zvezda 2-0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë