Futboll

Milani bën ”harakiri” ndaj Kaljarit, Championsi vendoset javën e fundit

Milani ka dështuar të arrijë fitoren, që do t’i garantonte të paktën vendin e katërt dhe rrjedhimisht edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Fati i kuqezinjve, pas barazimit 0-0 ndaj Kaljarit, do të vendoset në ndeshjen e fundit. Loja e Milanit ishte e dobët, madje falë portierit Donaruma shpëtoi nga humbja.

Skuadra e Piolit i ka prishur punë vetes, duke shpërdoruar shansin e artë të Championsit. Në “San Siro”, ndaj Kaljarit që kishte shpëtuar nga rënia disa orë më parë, kur Krotone kishte barazauar me Beneventon, gjithçka është mbyllur pa gola. Një rezultat që ka lënë një shije shumë të hidhur te drejtuesit dhe tifozët, pasi tashmë gjithçka është vënë në pikëpyetje. Fati europian i Milanit do të vendoset në fushën e Atalantës.

Hysaj feston fitoren e Napolit ndaj Fiorentinës. Gazeta Si, 16 maj 2021

Napoli ka bërë detyrën në Firence, duke fituar 0-2 ndaj Fiorentinës. Elseid Hysaj ishte një nga më të mirët për skuadrën e Gatuzos, që tashmë e ka në dorë fatin e saj sa i takon Championsit. Napoli ka barazuar Milanin në kuotën e 76 pikëve dhe aktualisht jashtë 4-shes është Juventusi me 75 pikë.

Javën e fundit të Serisë A, Milani ndeshet me Atalantën që e ka siguruar Championsin, Napoli pret Veronën dhe Juventusi shkon në Bolonja. Nga kombinimi i këtyre tri ndeshjeve do të vendoset gjithçka, ndërsa Milani rrezikon të hedhë në erë gjithçka bëri këtë sezon me barazimin ndaj Kaljarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë