Futboll

Milani arrin fitoren e 5-të radhazi, mund pastër Leçen e Ramadanit dhe Berishës

Gazeta Si – Moment shumë i mirë për Milanin, që ka mundur 3-0 Leçen e Ylber Ramadanit. Skuadra e trajnerit Pioli ka marrë sot fitoren e 5-të radhazi, që ‘bilndon’ vendin e dytë në renditjen e Serisë A.

Kuqezinjtë shkojnë kështu në një formë të shkëlqyer në sfidën me Romën në Ligën e Europës.
Pulisiç në fillim dhe më pas Zhiru dhe Leao janë autorët e golave për Milanin. Në fundin e pjesës së parë, Krstoviç u ndëshkua me karton të kuq dhe e la skuadrën e tij me 10 lojtarë.

“San Siro” ishte një ‘cocktail’ me lajme të mira për kuqezinjtë: që nga goli i radhës për duartrokitje i Pulisiç, loja e mirë e Adli, një traversë e Teo Hernandez nga 30 metra dhe një skuadër që ka gjetur veten pas muajsh të stuhishëm.

Ylber Ramadani ishte titullar në këtë ndeshje, ku bëri dhe paraqitjen më të mirë për skuadrën e tij, duke u vlerësuar me notën 6.9. Si zëvendësues në pjesën e dytë u aktivizua edhe Medon Berisha, lojtari i Kombëtares U-21 të Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë