Futboll

Milani shpëton në shtesë, Interi luan ”tenis” (Video)

Milani nuk ka shkuar më tepër se një barazim  me SPAL 2-2 në kuadër të javës së 29- të të Serie A. Një tjetër rezultat zhgënjyes për skuadrën e Piolit e cila vinte nga një formë e mirë në ndeshjet e fundit. SPAL-i, përkundër çdo parashikimi, e pa veten në epërsi të dyfishtë brenda gjysmë ore lojë, me Valorin e më pas Flocarin që e detyruan dy herë Donnarumman të nxirrte topin nga rrjeta. Vendësit morën një goditje të rëndë në minutën e 43-të, kur D’Alessandro u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të rëndë me takë.

Në pjesën e dytë Milan pas disa sulmeve e gjeti golin e parë me Leaon në minutën e 79-të. Kur gjithçka po i drejtohej fundit, Vicari, në tentativë për të larguar një krosim të ulët, e devijoi topin në portën e tij, 2-2.  Pas këtij barazimi Milani ka 43 pikë duke qëndruar në pozitën e 7-të.

https://streamable.com/fonnnu

Në ndeshjen tjetër, Inter mposht Brescia 6-0, duke ju kundërpërgjigjur Juventusit e Lazios me një provë force. Në San Siro, zikaltërve i mjaftoi vetëm një pjesw loje për të blinduar rezultatin. Pas 4′ minutash Young zhbllokoi ndeshjen me një të djathtë fluturimthi, pastaj Sanchez dyfishoi me penallti në të 20′ e D’Ambrosio firmosi me kokë në të 45′. Në pjesën e dytë Gagliardini shënoi pokerin në të 52′ e Eriksen (82′) bashkë me Candreva (88′) mbyllën llogarinë.

Një mix perfekt force e kualiteti që nuk i ka lënë asnjë shans Brescia, tashmë prej kohësh e impenjuar me një klasifikim të dëshpëruar. Një goleadë që e bën të shpresojë Conte për të ardhmen e që i jep një mesazh të fortë e të qartë Juventus e Lazios. Ky Inter përmirësohet e nuk heq dorë.

https://streamable.com/svap3q

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë