Futboll

Milan, forcë dhe krenari: Mund Juventusin dhe mban gjallë kampionatin

Ndeshja mes  Milanit dhe Juventusit, i pati të gjitha. Bardhezinjtë dhe kuqezinjtë e Milanos dhuruan një superndeshje, por në fund ishin të besuarit e Piolit që triumfuan 4-2 me përmbysje. Një ndeshje me dy fytyra për te dyja skuadrat. Në pjesën e parë ishte Juventus  që dominoi në çdo cep të fushës. Bardhezinjtë arritën të realizonin dy herë. Adrian Rabiot shënoi në minutën e 47-të, një gol spektakolar, ku francezi tregoi kualitet e forcë në të njëjtën kohë. Nuk mjafton me kaq, sepse avantazhin e Rabiot e përforcoi Cristiano Ronaldo, duke shënuar golin e dytë për Juventus në minutën e 53-të, duke i dhënë një lloj sigurie Sarrit për të dalë me fitore nga San Siro.

https://www.youtube.com/watch?v=NZ2_mOTc4TM

Edhe pse në disavantazh të dy golave, Milan nuk u dorëzua aspak dhe në pjesën e dytë, ishin të papërmbajtshëm. Ibrahimovic dhe Kessie barazuan gjithçka brenda katër minutave (62′ 66′), ndërsa Leao në të 70-ën, përmbysi gjithçka.

Në minutat e fundit, Juventus ishte shumë pranë barazimit, por në të 80-të, Rebic shënoi golin e sigurisë, duke përfituar nga një gafë skandaloze e të sapo futurit Alex Sandro.  Pas fitores së fundit, Milani me 49 pikë tashmë renditet në vendin e 5-të, ndërkohë Juventusi edhe përkundër disfatës mbetet lider i “Serie A”, kjo falë edhe disfatës 2:1 të Lacios më herët në transfertën ndaj Leçes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë