Opinion

Miku

Nga Denion Ndrenika - Ky shkrim mori shkas nga një zhvillim mes miqsh. Personazhet e emërtuar “Mik” janë miq, ose së paku njeri prej tyre e quante tjetrin “Mik”.
Zgjodha ta hedh këtë përjetim me fjalët “mik” me shkronjë të vogël dhe pa e futur thonjëza si në këtë fjali të dytë, sepse e tëra mbetet një çmim i dyshimtë ndershmërie për ta shpaguar si shoqëri, pra më shumë se sa mes dy miqsh tash e thuajse 20-25 vjet.
Zhvillimi më la mbresë jo si ndodhi e miqve, por se vërejtja më bëhet si i përfshirë në këtë zhvillim, se çfarë ndodh me shoqërinë në tërësi, me humbjen e nderit, të bukës, të strehës, të fjalës.
Pavarësisht rrethanave, siç e cek diku nga fundi, nëse do të isha unë njeri prej personazheve, nuk do ta bëja kurrë atë që “Miku” i bëri “Mikut” që i hapi shtëpinë.
Unë e kuptoj që në sendërtimin e një sistemi cilido qoftë, çdo gjë mund të ketë ndonjë justifikim të përciptë, që mund të shihet si interes personal me rëndësi për një të ardhme, për një rritje të mirëqenies vetanake apo familjare.
Mirëpo, nëse një arsye e këtillë do të kishte më shumë rëndësi se sa miqësia, unë edhe në këtë rast nuk ta shkelja mikun, asnjerin prej tyre, pra nëse isha përfitues apo ofrues.
Keqardhja mbetet se më parë jam hasur me raste të përafërt, kur kanë dashur të heqin nga puna kolegë dhe unë isha në drejtim të një medieje apo kur më kanë propozuar të marr një drejtim sektori apo gazete në kohën kur dikush ishte ende në atë detyrë ndonëse individi nuk ka pasur lidhje miqësore me mua vetë. Pra, mund të priresha që ta bëja pa rëndesë.
Theksoj se ndoshta me hidhërim vërtetë të thellë nuk guxova ta përmend me emër dhe mbiemër mikun përftues apo shkelës të bukës, sepse gjykova për një çast se asgjë nuk ndryshon.
Në biseda me miq për shkak të informacionit të plotë nga burime familjare të mikut përftues kisha një lloj sigurie, por jo bindjeje, që vetë ky mik nuk do t’ia bënte askujt e jo më mikut të bukës. Ai e bëri.
Megjithatë, përtej gjykimit zgjodha të përdor një formë ironie dhimbëse për të parë se ku po shkojmë si shoqëri, si rrethe gazetarërsh, si rrethe njerëzish kontributorë në institucione me aq sa kemi mundur dhe me aq kapacitete që kemi patur.
Por, më shumë se çkado theksoj se hileja, pabesia, gënjeshtra nuk kanë pasur vend në formimin tim.
Fatkeqësisht e ndjeva veten si personazh kur “Miku” bukëshkelur ia bëri me thikë pas shpine “Mikut” me halle në familje dhe absolutisht i hapur për t’u parë sy më sy dhe jo ligësisht dhe paburrërisht.
Ja pra, se përse po e tregoj këtë zhvillim.
Dikur një miku i hapi miku shtëpinë jashtë Shqipërisë dhe normalisht dhe me shumë mirësi u bënë miq buke në kohë nevoje.
Miku rastisi që kishte qenë i afërm shumë i mikut të mikut që i hapi shtëpinë.
Sot, miku heq nga puna mikun që i hapi shtëpinë dhe i zë vendin dhe zi e më zi, kur ky mik që po e heq nga puna ka një hall shëndetësor familjar.
Madje, miku i bukës dhe shtëpisë merr dhe ia thotë në telefon këtë gruas së mikut, që i zë vendin dhe madje i kërkon që kur të shihen, të mos ia kthejnë kokën anash.
E gënjen dhe i thotë që vetëm dje e kishte marrë vesh, ndërkohë që miku që hiqej nga puna, nuk e kishte dhënë dorëheqjen.
Gruan e mikut që po i zë vendin e thërret “motër” dhe ajo “vëlla” tash të paktën 22 vjet, bashkë edhe familjarisht në ziafete për të mirë e në vaki.
Madje gruaja e mikut që po heq mikun nga puna, i kërkoi një nder të vogël dhe ky ia mbaroi edhe pse e dinte që ajo dhe i shoqi i saj po ia ngulnin thikën pas shpine.
Dhe, miku që po heq mikun nga puna, ka qenë në punë, që të paktën ta kishte një arsye.
Po të isha unë, nuk do ta bëjë me askënd mik apo të panjohur e jo më për hallin shëndetësor të fëmijës, për të cilin ky mik lëshonte lot kur hapej si bisedë.
U ndjeva keq kur ma thanë këtë sot. E përjetova njesoj si për vete.
Keqardhje përsëritëse përsa e shkruajta më lart, që ku po shkojmë, se unë nuk ta shkelja mikun për asnjë arsye dhe se hileja, pabesia, gënjeshtra nuk kanë pasur vend në formimin tim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë