Furrat e para me mikrovalë dolën për herë të parë në vitin 1967, duke u kthyer shpejt në një mjet të domosdoshëm në kuzhinat e shumicës prej nesh. Mikrovalën e përdorim të gjithë, pasi është mënyra më e shpejtë dhe më e lehtë për të ngrohur ushqimin, por kohët e fundit ekspertët kanë kërkuar që të jemi më të kujdesshëm kur përdorim këtë pajisje, pasi sipas tyre, mikrovala nuk është e shëndetshme për shëndetin. Ekspertët thonë se kontejnerët plastikë që përdorim zakonisht për të ngrohur ushqimin në mikrovalë mund të çlirojnë toksina kancerogjene.
Këto toksina kalojnë në ushqim dhe me anë të tij kalojnë direkt në trup. Ata ushtrojnë forcë tek sistemi tretës dhe ai imunitar dhe mund të kenë pasoja të rënda tek fertiliteti, balancimi i hormoneve, tensioni i gjakut, shëndeti kardiovaskular, gjendja shpirtërore dhe dëshira për marrëdhënie seksuale.
Ekspertët rekomandojnë që t’i ngrohni ushqimet në mikrovalë me një enë xhami ose porcelani, për të shmangur toksinat kancerogjene që lëshohen nga enët plastike. Faktorët që ndikojnë në humbjet e lëndëve ushqyese në ushqime gjatë gatimit përfshijnë kohën (sa më gjatë ushqimi është i gatuar, aq më shumë humbje ushqyese); temperatura (më shumë nxehtësi, më shumë humbje); dhe sasia e lëngshme që ushqimi është i gatuar (sa më shumë ujë, aq më shumë lëndë ushqyese që ndoshta do të humbisni kur ata kullohen në lëngun e gatimit).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.