Lajme

Microsoft dhe Sony nisin bashkëpunimin për video-lojrat

Microsoft dhe Sony kanë formuar një partneritet në video lojrat streaming, pavarësisht se janë konkurrentë të ashpër.

Pritet që Sony të përdorë shërbimin Cloud të Azurit të Microsoft për të pritur shërbimin e ardhshëm të PlayStation streaming.

Microsoft ka vënë në provë një ofertë të vetme, nën markën e saj Xbox.

Firmat thanë se gjithashtu do të punonin së bashku në gjysmëpërçuesit dhe aplikacionet e inteligjencës artificiale.

"Për shumë vite, Microsoft ka qenë një partner biznesi kryesor për ne, edhe pse natyrisht që të dy kompanitë kanë konkurruar edhe në disa fusha", ka thënë Kenichio Yoshida, shefi ekzekutiv i Sony.

"Unë besoj se zhvillimi ynë i përbashkët i zgjidhjeve të ardhshme të cloud do të kontribuojë shumë në avancimin e përmbajtjes interaktive".

Shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, është shprehur se: "Sony ka qenë gjithmonë një lider në argëtimin dhe teknologjinë, dhe bashkëpunimi që ne shpallëm sot ndërton mbi këtë histori të inovacionit".
Të dyja kompanitë kanë qenë rivale në lojëra që nga fillimi i Xbox konsolit të parë në 2001.

Por në përpjekjen për të konkurruar me Amazon Web Services, mbajtja e shërbimit streaming të PlayStation do të ishte një grusht i madh për Azure.

Për Sony, nëse PlayStation do të mbetet konkurruese, gjithashtu ka të ngjarë që të ketë nevojë të lëvizë shumë në lojëra të plota, me cilësi të lartë në internet.

"Ka pasur shumë diskutime se Sony dukej se po ecte rrugën tradicionale për të bërë një tastierë normale dhe për të vazhduar me atë që kishin bërë në të kaluarën. Ky partneritet me Microsoft-in tregon se ata janë plotësisht duke eksploruar teknologjinë streaming.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë