Vende dhe Udhetime

Metroja e Moskës, kaq e bukur! Vizitojeni edhe nëse s’përdorni tren

Në pamje të parë duket sikur po parakalon përmes një pallati mbretëror, por që në fakt  është thjeshtë metroja e Moskës. I njohur për stacionet elegante dhe me hapësirë të mjaftueshme, metroja e Moskës është ndër më të pastrat dhe më efikaset në botë.  Kjo metro është hapur në vitin 1935, sistemi ka 13 linja nëntokësore dhe 206 stacione që kryqëzojnë qytetin, shumë prej të cilave janë zbukuruar me dekore kolona mermeri dhe me llambadar me zbukurime. "Është sikur të vizitosh një muze",  tha Pablo Zuniga Toro, një gazetar televiziv kilian që vizitoi Rusinë pak kohë më parë.

Taganskaya, Komsomolskaya, Novoslobodskaya dhe Kievskaya, të gjithë së bashku përbëjnë një vijë rrethore që shënon qendrën e qytetit të Moskës. Janë ndër më të njohurat për panelet e tyre të qelqit të ngjyrosura, tavanet e harkuar dhe muralet e periudhës sovjetike. Siç mund të prisni në këtë vend ish komunist, Lenini dhe revolucioni i vitit 1905 janë dy nga subjektet më të njohura. Shumica e emrave të stacioneve janë të shkruara në alfabetin cirilik lokal. Kjo metro ka mrekulluar mijëra vizitor të cilët ishin të pranishëm në Rusi, për Kupën Botërore, njoftimet në bordin e trenave  janë bërë në gjuhën ruse dhe angleze.

Trenat janë një përzierje e stilit të vjetër më bashkëkohoren, vagonët e epokës sovjetike me dysheme druri ndryshojnë me vagonë ​​të lëmuar dhe modern. Shumica e tyre ofrojnë  edhe Wi-Fi. Gjithashtu edhe siguria në këtë metro është shumë e lartë. Ajo që rrëmben vëmendjen e udhëtarëve janë muralet e metros dhe mozaikët e ndryshëm. Ekspertët e arkitekturës e vlerësojnë atë si më të bukurën në botë.  Gjithashtu thuhet se njeriu që këmbënguli më shumë se kushdo tjetër për ndërtimin e metros në Moskë,  ishte politikani sovjetik Lazar Kaganovich, një stalinist i thekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë