Futboll

Metoda e Gulit për të fituar finalet, një shishe shampanje para sfidës

Pi për të harruar! Rud Gulit, në kohët kur ishte trajner i Çelsit, kishte një metodë të tijën për të larguar mendimet e këqija të lojtarëve të tij para finales me Midëllsbroun. Historinë e vitit 1997 e tregon për “The Sun” ish-futbollisti Frenk Sinkler, në prag të sfidës mes dy skuadrave.

Sipas Sinkler, atmosfera para finales në dhomën e zhveshjes së Çelsit ishte mjaft e tensionuar. Në atë kohë Çelsi nuk ishte ende një skuadër e mësuar me trofe. Dhe Rud Gulit i parapriu situatës. “Ishim shumë nervozë dhe Rudi kuptoi gjithçka menjëherë. Ishte heshtje totale në dhomat e zhveshjes, ndihesha në siklet, sepse diçka nuk shkonte. Gulit vendosi të hapte një shishe shampanje para nisjes së ndeshjes për t’i qetësuar të gjithë”, – tregon ish-futbollisti.

Frenk Sinkler, ish-futbollisti i Çelsit. Gazeta Si, 15 maj 2021

Dhe ideja rezultoi brilante. Të pish alkool me stomakun bosh nuk është ajo që ndodh në sport, por në fakt funskionoi për mrekulli. Çelsi e mundi 2-0 Midëllsbroun në “Wembley”, Di Mateo shënoi pas vetëm 42 sekondash. “Rudi e hapi shishen e shampanjës para ndeshjes dhe na dha nga pak të gjithëve. Ishte një ide shumë e mirë për të larguar tensionin. Pasi e pimë sikur morëm më shumë zemër, dolëm në fushë dhe luajtëm shumë mirë. Ajo pije sikur na shkundi”, – kujton Sinkler.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë