Mjedis

Metani në lagunat tropikale po nxit temperaturat e larta

Metani është një problem i fshehur i planetit tonë. Ky lloj gazi është përgjegjës për një të tretën e ngrohjes globale. Nivelet e metanit në atmosferë janë rritur gati 7% që nga viti 2006. Studiuesit po kërkojnë burimin e kësaj rritjeje. Sipas tyre, një e dhënë e rëndësishme vjen nga mikrobet në lagunat tropikale.

"Ne kemi pak kontroll për mikroorganizmat e tokës," thotë Paul Palmer, një kimist në Universitetin e Edinburgut.

Shumica e shkencëtarëve të klimës tashmë kanë rënë dakord se rritja e metanit pas vitit 2006, nuk ka ardhur kryesisht nga prodhimi i karburanteve fosile.

Kjo për shkak se metani atmosferik është pasuruar gjithnjë e më shumë me karbon-12, izotopi më i lehtë i karbonit.

"Ky është një sinjal shumë domethënës," tha Xin Lan, një shkencëtar në Laboratorët e Kërkimit të Sistemit të Tokës (ESRL), Colorado.

Por rritja e metanit gjatë dy viteve të fundit dukej se vinte nga një burim tjetër.

Studimet tani po kërkojnë për këtë lëndë në Sudanin e Jugut, ish-kënetën më të madhe të kontinentit dhe një rajon që studiuesit nuk kanë qenë në gjendje ta studiojnë në terren për shkak të konflikteve.

Foto ilustruese-Vende për filtrimin e gazeve-Marrë nga interneti-Gazeta "Si"-14.07.2022.

Duke përdorur satelitin e vëzhgimit të gazeve serë të Japonisë, i cili mat sasinë e dritës së përthithur nga metani në gjatësi vale infra të kuqe, ekspertët vërtetuan se kishte një shtesë të metanit në ajër.

Një studim i dytë, i postuar së fundmi nga shkencëtar mjedisor në Universitetit të Harvardit tregon të njëjtën gjë.  Ekspertët kanë shkruar se kur metani kombinohet me gazet të tjera në hapësirë nxit temperaturat e larta.

Në vitin 2021, më shumë se 100 vende nënshkruan “Betimin Global të Metanit”, i cili do të shkurtonte emetimet me 30% nga nivelet e vitit 2020, kryesisht duke mbyllur rrjedhjet nga infrastruktura e naftës dhe gazit.

Disa shkencëtarë madje kanë diskutuar heqjen e metanit nga ajri.

“Por këto përpjekje mund të mos kompensojnë emetimet në rritje të mikrobiotës në laguna”, thotë Benjamin Poulter, një modelues biogjeokimik në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore Goddard të NASA-s.

Ai shtoi se ka shumë skenarë për të minimizuar metanin në tokë, por përqindja më e madhe e tij është në atmosferë.

Burimi: Science/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë