Politike

Meta: Zëdhënësi im u shantazhua në emër të një ambasade, kërkova hetim

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi është kërcënuar në emër të një ambasade në Shqipëri. “Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm”, shkruan Meta.
Presidenti gjithashtu thekson si me batutë se “shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2624347194278204


Meta preferoi të dilte së bashku me zëdhënësin e tij Blushi në deklaratë ku kërkoi referendum dhe akuzoi disa ambasadorë, duke etiketuar me emrin palaço. “Jam këtu me Blushin tim, qëndrimet e tija janë edhe të miat”, deklaroi që në fillim, duke dërguar kështu një sinjale edhe për ato shantazhe që mund të ishin drejtuar zëdhënësit të tij. Postimi më i fortë në Blushit në Facebook kishte bënte me rrugën e Elbasanit që nënkuptonte ambasadën amerikane.
“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit. Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës. Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”, shkruante në postimet e mëparshme.

https://www.facebook.com/blushited/posts/10157730436037760

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë