Presidenti Ilir Meta zbuloi misionin që i ka vënë vetes me aksionin e nisur kundër mazhorancës, që pritet të kulmojë më 2 mars në manifestimin që ai ka thirrur kundër atij që e quan ‘grusht shteti të mazhorancës’.
Meta thotë se synimi i tij është që të rikthejë në fuqi Kushtetutën e vitit 1998.
“Misioni im është që të rikthej Kushtetutën e ‘98. E di që nuk do të jetë e lehtë, por ky është misioni im”, deklaroi Meta në një intervistë dhënë në emisionin “Opinion”.
Meta tha se pranon përgjegjësitë e tij për situatën në të cilën ndodhet sot vend, ndërsa akuzoi edhe opozitën si për djegien e mandateve, ashtu edhe për djegien e 13 tetorit si datë zgjedhjesh.
“Edhe për Monikën më ka humbur interesi, që kur la mandatet dhe më gënjeu mua. Do t’ju tregoj mesazhet që i kam dërguar asaj dhe Petrit Vasilit, ashtu siç tregova mesazhet me Ramën”, tha Meta.
Presidenti thotë se nuk është qëllimi i tij që të sigurojë një marrëveshje me Edi Ramën, apo me opozitën, por mbrojtja e Kushtetutës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.