Politike

Meta zbardh raportin e FMN: Rritja e Borxhit Publik po thellon papunësinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zbërthyer raportin e  muajit tetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke sjellë një përmbledhje të shifrave, që ai i cilëson si tepër shqetësuese

“Konkretisht të ardhurat për frymë për Shqipërinë në vitin 2020 parashikohen të arrijnë në 4898 USD/për frymë, ndërkohë që: Në Malin e Zi në 7933 USD/për frymë, Në Serbi në 7497 USD/për frymë Në Maqedoninë e Veriut në 6019 USD/për frymë. Varfërimi do shoqërohet dhe me rritjen e barrës së borxhit.

Sipas parashikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, niveli i borxhit publik në fund të vitit 2020 (pa llogaritur detyrimet e shumta të Qeverisë) do të arrijë në rreth 83.3% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto.

Ndërsa të Ardhurat për Frymë në vitin 2020 do të ulen në rreth 425 USD krahasuar me vitin 2019, Borxhi Publik për Frymë do të rritet në 373 USD krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2020 Të Ardhurat për Frymë do të ulen në nivelin 4898 $ USA krahasuar me 5323 $ USA në vitin 2019.

Ndërsa Borxhi Publik për Frymë do të rritet në 4079 $ USA, krahasuar me 3606 $ USA në vitin 2019”, rëndit Meta. Sipas tij, të dhënat sa më sipër tregojnë se rritja e Borxhit Publik nuk po adreson rritjen ekonomike dhe rritjen e të ardhurave për frymë, “por përkundrazi po thellon papunësinë dhe varfërinë në vend”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë